Ai e shënoi golin e tij, por gjatë seancës së penalltive, ndërsa shërbeu edhe një tjetër asist. Lionel Mesi ishte sërish më i miri në fushë gjatë lojës për Argjentinën, por kualifikimi për në finalen e Kupës së Amerikës u arrit vetëm falë portierit Emiliano Martinez. Gardiani i Aston Vilës në Premier Ligën angleze priti tre 11-metërsha, ndërsa “gauçosit” kaluan Kolumbinë e fortë dhe do të luajnë për trofe ndaj Brazilit vendas. Lautaro Martinez kaloi Argjentinën në avantazh me asistin e Mesit, që ka 5 të tillë në këtë turne duke qenë më i miri. Pikërisht në minutën e fundit, Luis Diaz barazoi për kolumbianët. Në gjuajtjet e penalltive, argjentinasit ia dolën 3-2, me golat e shënuar nga Mesi, Paredes dhe Lautaro Martinez, ndërsa portieri i tyre ndaloi gjuajtjet e Davidson Sançezit, Jerri Minës dhe Eduin Kardonës. “Nuk kam fjalë për ta përshkruar, – tha Emiliano Martinez më pas, – ata rezistuan deri tek penalltitë. Ishte çështje fati dhe ishte radha ime për lavdinë”.
Sfidanti.al