Feniks Sansët e nisën me fitoren serinë e parë finale në NBA që nga viti 1993. Jo më me Çarls Barklin dhe yjet e tjerë, por tani kanë Kris Polin dhe Devin Bukerin, por edhe një skuadër të fortë. Në Arenën e tyre, Sansët mundën Miluokin 115-108 duke hedhur hapin e parë drejt titullit. Pol shënoi 32 pikë, kapi 4 topa në tabela, shërbeu 9 asistë dhe pati një vjedhje topi, ndërsa Buker shtoi 27 pikë e 6 asistë. Feniksi pati një ndihmë të madhe nga qendra Deandre Ejton që ishte shumë i mirë në finalen e Konferencës. Ai shënoi 22 pikë, dhe kapi 19 topa në tabela, duke qenë tepër i saktë në gjuajtjet nga loja (8-10).
Miluoki e pati në fushë Janis Antetokumbon që erdhi pas dëmtimit, dhe që nuk u duk në 100 për qind, ndonëse nuk luajti keq. Ai shënoi 20 pikë, kapi 17 topa në tabela, pati 4 asistë, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Kris Midëlton shënoi më shumë, 29 pikë, dhe pati 7 topa në tabela e 4 asistë, Bruk Lopez shtoi 17 pikë e 6 topa në tabela, por Holidei nuk ishte në maksimum me 10 vetëm 10 pikë.
Sfidanti.al