Këto janë fjalët e presidentit Herbert Haimer, që sqaron se gjigandi bavarez duhet të shtrëngojë rripin për shkak të periudhës së zgjatur të pandemisë. Ndeshja e fundit me tifozë e Bajernit ishte në 8 mars 2020, dhe pas 16 muajve me stadiumet bosh, humbjet financiare janë të mëdha. Hainer sqaron se bëhet fjalë për rreth 150 milionë euro, një shifër tepër e lartë edhe për një klub të tillë si kampionët e Gjermanisë dhe ish-kampionët e Europës.
“Ne na janë lejuar vetëm 1 200 tifozë në ndeshjet miqësore, – thotë Hainer, – besojmë se kur të nisë sezoni do të kemi shumë më tepër në stadium. E qartë që shëndeti i njerëzve është parësor, por gjendja me koronën është më e mirë, infektueshmëria është zvogëluar shumë”. Presidenti thotë me krenari se Bajerni ka ditur të ruajë një ekuilibër mes suksesit sportiv dhe bilancit financiar. “Ne e kemi shlyer stadiumin, nuk kemi borxhe, ne e fituam Championsin një vit më parë dhe kemi 9 tituj radhazi në Gjermani”, – thotë Haineri.
Sfidanti.al