Bonuçi, ti je një futbollist apo një tifoz?!

Skena humoristike pati në fund të gjysmëfinales së Europianit, kur ylli i mbrojtjes italiane shkoi të festonte me publikun në tribunën pas portës. Leonardo Bonuçi u hodh në krahet e tifozëve në një moment tepër emocional pas gjuajtjes së penalltive, por e papritura i ndodhi kur u kthye për në fushë. Një roje private, një vajzë, e kapi dhe e ndaloi duke mos e njohur se kush ishte. Në fakt, ajo ishte padyshim e lodhur pas një mbrëmjeje të gjatë pune, që nisi shumë orë para fillimit të ndeshjes, dhe përfundoi pasi edhe tifozi i fundit ishte larguar nga “Uembli”. Nuk mund të habitemi shumë për këtë, aq më tepër që një roje private angleze nuk besohet se i njeh për fytyrë lojtarët e kombëtares së Italisë. Sidoqoftë, zonja apo zonjusha në detyrë mund të kishte njohur uniformën e Italisë, bashkë me këpucët me taka të futbollit.

Sfidanti.al