Një e përditshme angleze bën pikërisht këtë pyetje, sepse do të jetë Anglia sot përballë Danimarkës në gjysmëfinalen e Europianit në “Uembli” të Londrës. Edhe pse luajnë në fushën e tyre, anglezët nuk janë plotësisht të sigurt, aq më tepër që gjithë presioni është mbi djemtë e Garet Sauthgejtit. Danimarka u përcoll në mënyrë madhështore nga Kopenhageni ndërsa u nis për në ishull. Qindra e qindra tifozë ishin në hotelin e kombëtares duke brohoritur.
Çdo të ndodhë pra nëse Danimarka fiton ndaj Anglisë, dhe për më tepër nëse fiton edhe Europianin? Së pari, dihet se në “Uembli” do të kenë mbështetje nga rreth 8 000 tifozë, shumica dërrmuese e të cilëve janë me banim në Britaninë e Madhe. Në një total prej 60 000, nuk janë aq pak.
Sfidanti.al