Ku jeton Sara, “flaka” e re e Ilkai Gyndoganit?

Emrin e ka të tillë, si një shenjë e qartë e rrënjeve të saj të përziera, prej pasardhëseje të një familjeje tuniziane që jeton dhe punon në Europë. Sara Arfaui është tashmë e konfirmuar si e dashura e re e futbollistit të kombëtares së Gjermanisë, Ilkai Gyndogan. Mesfushori 30-vjeçar me origjinë turke, shkoi afër Sarës në një ndeshje të Europianit, siç e tregon fotoja, dhe gjithçka u bë e qartë. Në të vërtetë, 26-vjeçarja dhe Gyndogani ishin pikasur nga fotografët “paparaci”, ndërsa ishin në një varkë me pushime në Portofino, po ashtu në një restorant, si dhe duke u puthur në balkonin e dhomës së tyre të hotelit. Gjithsesi, e përditshmja bulevardeske “Bild” shkruan në formë pyetjeje: “Askush nuk duhet ta dijë! Ku jeton dashuria e re misterioze e Gyndoganit?” Sara Arfaui u rrit në Nisë të Francës, e la shkollën herët për t’u bërë modele dhe punon si prezantuese në televizionin italian “RAI UNO”.

Sfidanti.al