Milioneri i gjyqtarëve, Bjorn Kuipers drejton finalen Angli-Itali!

Është pronar supermarketi dhe mediat britanike shkruajnë se mund të mburret se është arbitri i futbollit më i pasur në botë. Bjorn Kuipers, një holandez, është me të vërtet një milioner dhe do të jetë ai që do të drejtojë finalen e Kampionatit Europian mes Anglisë dhe Italisë në “Uembli” këtë të diel. Kështu vendosi UEFA dhe anglezët kanë kujtime jo shumë të mira nga Kupersi, të paktën në përballjet me italianët, pasi ishte holandezi që drejtoi ndeshjen e grupit në Kupën e Botës 2014 në Brazil, ku Italia fitoi 2-1 me golin vendimntar të Mario Balotelit. Të dyja skuadrat e shquara u eleminuan në grup, dhe u kualifikuan Kosta Rika e Uruguaj.

Sfidanti.al