Synohet medalja e gjashtë e artë olimpike radhazi, dhe sipas të gjitha gjasave, duhet t’ia dalin. Amerikanët ishin dhe mbeten superfuqia e basketbollit botëror të meshkujve dhe skuadra e SHBA-së në Tokio, edhe pse jo me maksimumin e yjeve, sërish është e fortë. Në Lojrat Olimpike nuk do të jenë Lebron Xhejms, Stefën Kërri, Kauai Leonard, Pol Xhorxh, Rasëll Uestbruk sa për të përmendur disa emra, por gjithsesi do të jetë Kevin Duranti, bashkë me Damien Lilardin apo Bredli Bilin.
Në Tokio, SHBA do të luajë më pak ndeshje sepse itillë është formati, ndërsa sfidantë janë Spanja që është kampione e botës në fuqi, por edhe Australia, Argjentina dhe Serbia, por ndoshta edhe Nigeria, ndërsa duhet parë se çfarë do të bëjë Greqia me Janis Antetokumbon dhe Sllovenia me Luka Donçiçin. Nigeria, p.sh. ka grumbulluar 13 lojtarë në NBA-së në listën paraprake prej 49 basketbollistësh dhe këtu përfshihen Aminu (Bulls), Metu (Sakramento), Okogie (Minesota), Okafor (Detroit), Ivundu (Nju Orlins), Anunobi (Toronto) apo Monte Morris (Denver).
SHBA: Kevin Durant (Bruklin), Damien Lilard (Portlend), Kris Midëlton (Miluoki), Drejmond Grin (Golden Stejt), Bam Adebajo (Majemi), Bredli Bil (Uashington), Devin Buker (Feniks), Xhejru Holidei (Miluoki), Zak Lavin (Çikago Bulls), Kevin Lov (Klivlend), Xhejzën Tatëm (Boston Sëlltiks), Xheremi Grant (Detroit).
Sfidanti.al