Lamtumira e Krosit: Luajta 106 herë për Gjermaninë, nuk do të ketë një herë tjetër!

E veshi fanelën plot 106 herë dhe ndonëse nuk shënoi shumë, vetëm 17 gola, sërish ishte një nga yjet e “manshaftit”. Toni Kros lajmëroi gjithë vendin e tij, që të gjithë tifozët, se i dha fund karrierës me Gjermaninë duke ia hapur rrugën brezit më të ri. Mesfushori i Realit të Madridit, edhe pse nuk është shumë i vjetër vetëm 31 vjeç, gjykoi se nuk kishte më energjitë e duhura fizike dhe mendore për të mbajtur “dy kunguj nën një sqetull”, edhe kombëtaren edhe Realin. Pritet të vazhdojë karrierën në “Bernabeu” edhe nja dy vjet të paktën dhe pastaj ose të tërhiqet fare, ose të shkojë në ndonjë futboll “ekzotik” jashtë Europës. Toni Kros ishte një nga lojtarët e dalluar të Gjermanisë edhe në këtë Europian, ndonëse jo krejtësisht i freskët. Ai doli kampion i botës në 2014, ndërsa karrierën e nisi 11 vjet më parë në humbjen 0-1 me Argjentinën në mars 2010. “Kam luajtur 106 herë për Gjermaninë, – shkruajti ai lamtumirën në Instagram, – një herë tjetër nuk do të ketë më!”

Sfidanti.al