Do të synojë këtë fundjavë që të arrijë një legjendë, edhe pse bëhet fjalë thjesht për të kaluar një rezultat në një pistë të vetme. Maks Verstapen, nëse fiton këtë të diel në Austri, do të bëhet 4 herë fitues në këtë pistë, duke lënë pas Alen Prostin. Legjenda franceze, 4 herë kampion i botës, ka fituar 3 herë në Shpilberg, ndërsa Verstapen do të arrinte në 4. Piloti i Red Bullit është në formë shumë të mirë pasi kryeson Botërorin e Formula 1 me 18 pikë më shumë sesa kampioni në fuqi, Ljuis Hamilton. Deri tani, Red Bulli ka qenë më mirë sesa Mercedesi, ndërsa duhet parë gara e dytë radhazi austriake sesi do të shkojë.
Sfidanti.al