Gjermanët sërish mund ta “eleminojnë” Anglinë, 7 nga 8 arbitrat janë të tillë!

Tifozët anglezë nuk janë aspak të lumtur me këtë që u dëgjuan veshët, por nuk kanë çfarë të bëjnë. UEFA ka caktuar gjyqtarët dhe specialistët e VAR-it për çerekfinalen e sotme mes Anglisë e Ukrainës në Romë dhe shumica dërrmuese e tyre janë gjermanë. Janë 7 nga 8! Arbitri kryesor është gjermani me shumë përvojë Feliks Brih (Brych), ashtu si edhe ndihmësit Stefan Lup dhe Mark Borsh. Marko Fric, një tjetër gjerman është njeriu që do të drejojë VAR-in, pra ndihmësi i gjyqtarit me video, po ashtu 3 ndihmësit e tij janë gjermanë: Kristian Dingert, Kristian Gitelman dhe Bastian Dankert. i vetmi jo gjerman në këtë “çetë” është spanjolli Karlos del Serro Grande, arbitri i katërt! Me të drejtë, mediat angleze shkruan se “gjermanët sërish mund ta eleminojnë Anglinë nga Europiani, edhe pse “tre luanët” e Sauthgejtit e mundën 2-0 kombëtaren e Joakim Lëvit”.

Sfidanti.al