Trajnerit të ri, Nunjo Espirito Santo i është bërë e qartë nga presidenti Daniel Levi se sulmuesi kryesor i skuadrës nuk bëhet fjalë që të largohet. Mançester Siti kërkon Harri Kejnin, dhe vetë futbollisti ka deklaruar hapur se dëshiron të shkojë diku ku të mund të fitojë trofe, por Totenhemi nuk ka ndërmend të lëshojë pe. Kejn ka kontratë deri në 2024 dhe do të jetë e vështirë të merret, edhe pse Levi i di mirë rreziqet për të mbajtur në ekip një lojtar që nuk ka qejf të qendrojë. Zgjidhja e vetme sipas tij është nëse për Kejnin do të ketë ndonjë ofertë rreth 150 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 172-175 milionë euro. Me ish-trajnerin e Uolvesit, Levi shpreson që Totenhemi të kthehet në nivelet ku ishte me Poçetinon dhe të sfidojë për trofe, ndonëse do të jetë tepër e vështirë pasi skuadrat e tjera janë forcuar ndjeshëm.
Sfidanti.al