Trajneri i Hungarisë tallet me Kristiano Ronaldon dhe Nojerin

Ai është eleminuar për vete, por për të kjo nuk mund të quhet një disfatë e rëndë, përkundrazi. Trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, u largua me kokën larg nga Kampionati Europian, por nuk mund të thuhet se ikën po kështu edhe Franca, Gjemania dhe Portugalia. Hungaria e tij ishte bashkë me këto skuadra në grupin e vdekjes, duke i marrë barazimin 1-1 Francës e 2-2 Gjermanisë. Të treja ekipet e kualifikuara u eleminuan në turin e dytë, Portugalia nga Belgjika (0-1), Franca nga Zvicra pas penalltive dhe Gjermania nga Anglia (0-2). “Mirupafshim në plazh”, – postoi me ironi italiani në Instagram, duke vendosur një fotomontazh të vetes së tij dhe të Kristiano Ronaldos e Manuel Nojerit, me çanta pushimesh në dorë.

Sfidanti.al