Junajtid-Sanço, çfarë lufte për rrogën prej 15 milionë eurosh në vit

Ylli i ri i Anglisë pati pretendime të mëdha dhe ndoshta kjo mund ta kishte prishur punën, por gjithsesi dëshira për të shkuar në “Old Traford” ishte më e fortë sesa ajo për një rrogë rekordmene. Xhejdën Sanço dhe Mançester Junajtidi kanë pasur diskutime të forta lidhur me pagesën, përpara sesa të bihej dakord për transferimin nga Dortmundi në Angli. Lajmet nga mediat britanike janë që Sanço kërkoi një rrogë thuajse të barabartë me portierin David De Gea, lojtarin më të paguar në Premier Ligë. Kërkesa e anglezit ishte për 407 000 euro në javë (350 000 paundë stërlina) ose 21.2 milionë euro në vit, pak fare më poshtë de spanjolli. Gjithsesi, Junajtidi deklaroi se nuk mund t’ia jepte këtë pagesë, ndonëse shifra prej 15.1 milionë eurosh në vit është shumë më e madhe sesa 9 milionë që merrte tek Dortmundi. Klubi gjerman, nga ana e tij, do të marrë 90 milionë euro, plus shpërblime të ndryshme për kartonin.

Sfidanti.al