Mesi dhe Barcelona janë shumë pranë shpalljes së rinovimit

Telenovela e verës nuk arriti të bëhej e tillë, dhe seritë e saj përfunduan që pa u mbyllur muaji qershor. Lionel Mesi dhe Barcelona pritet të lajmërojnë për punë orësh rinovimin e kontratës deri në vitin 2023. Një ndryshim kursi nga palët, ndërsa vetëm një apo dy ditë më parë përmendeshin vështirësitë financiare që nuk po lejonin finalizimin e akordit. Nuk jepet asnjë hollësi mbi aspektin financiar të kontratës, por thuhet se gjithçka ka përfunduar për mirë. Gjithsesi, katalanasit duhet të reduktojnë borderonë e rrogave për të përballuar Mesin. Sezonin e kaluar totali i pagave arrinte në 671 milionë euro, ndërsa La Liga vendosi një “tavan” prej 382.7 milionë eurosh. Këtë verë, Barça ka marrë edhe Erik Garsinë, Kun Agueron dhe Memfis Depain, ndërsa ende nuk ka transferuar lojtarë si Kutinjo, Ymtiti, Pjaniç, Mateus, Zhunior, Neto apo Breithuejt. Katalanasit kanë 1.2 miliardë euro borxhe, ndonëse kanë marrë një kredi prej 500 milionë eurosh.

Sfidanti.al