Kur kampionia Kristinë gjen ngushëllimin tek fotot e saj nudo!

Është një histori e trishtuar, por njëkohësisht edhe diçka që tregon forcë karakteri. Kristina Fogel, ish-çiklistja e shquar gjermane, e paralizuar prej rreth 3 vjetësh për shkak të një përplasjeje, përpiqet që ta jetojë jetën sikur nuk ka ndodhur diçka e tillë. Edhe pse jeton në karrocë me rrota që nga 2018-ta, Kristina është përpjekur ta mbajë trupin në formë dhe madje ka pajtuar një fotograf për të bërë disa foto artistike. Në trupin e saj të zhveshur, kuptohet me pjesët intime të mbuluara, duken shenjat e gërvishtjeve nga copat e xhamit, ndërsa ajo u përplas në aksidentin e saj me një çiklist tjetër që po bënte një start. “Ato janë shenjat e mia, sikur janë edhe flokët, – thotë Kristina, – unë them se jeta është sërish e bukur sepse unë mbijetova”. Ai ishte aksidenti i dytë i rëndë i vajzës së lindur jo në Gjermani, por në Bishkek të Kirgistanit, pas atij që i ndodhi në 2012, dhe kur ra në gjendje kome. Kristina Fogel është kampione olimpike dhe medaliste e bronztë olimpike si dhe 11 herë kampione e botës në çiklizmin në pistë.

Sfidanti.al