Çfarë dhurate për Spanjën, Daliç thotë se Perishiç nuk zëvendësohet!

Një test dhe një rezultat pozitiv janë gjithçka që nuk duhet në këtë kampionat europian. Kjo gjithsesi i ndodhi Kroacisë që në ndeshjen shumë të vështirë të turit të dytë ndaj Spanjës morën një “mandatë”, që nuk do të kenë yllin Ivan Perishiç, pikërisht sepse doli i infektuar me koronavirus. “Një goditje e rëndë, – thotë trajneri Zllatko Daliç, – Perishiç është nga ata lojtarë që nuk mund të zëvendësohen”. i këtij mendimi edhe shoku i tij tek Interi, Marcel Brozoviç. Kroacia e kishte Perishiçin si pjesëtar të treshes së rëndësishme të mesfushës bashkë me Luka Modriçin dhe Mateo Kovaçiçin, ndërsa tani Daliç duhet të ndryshojë formacionin dhe skemat.

Sfidanti.al