Grizman po shkëlqen në Europian, Barcelona fërkon duart për të!

Ylli francez ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit deri tani dhe klubi katalanas është i kënaqur. Nuk ka qenë kurrë një raport tepër i kthjellët mes palëeve, por Antuan Grizman po vërteton atë që bëri gjatë sezonit të fundit me Barcelonën, kur pati rritje të nivelit. Në “Kamp Nou” janë të lumtur sepse ata po mendojnë që Grizman duhet të largohet dhe duan të përfitojnë një shifër të madhe financiare pasi shpenzuan rreth 120 milionë euro për ta marrë. Sulmuesi kampion i botës ka shënuar gol dhe ka 85 për qind sukses në veprimet e tij, ashtu siç ishte me Barcelonën kur këtë sezon pati19 gola e 12 asistë, i dyti më i miri i ekipit pas Lionel Mesit. Barça dëshiron të përfitojë sa më shumë nga Grizmani sepse dëshiron të shlyejë borxhet, dhe po ashtu të shpëtojë nga rroga e tij tepër e lartë, ndërsa përsa i përket nivelit, Kuman dhe Laporta do të donin ta mbanin.

Sfidanti.al