Grand Slemi i parë në karrierë për Maks Verstapenin

Pilotë të tjerë para tij ia kishin dalë edhe për shkak të moshës. Kështu Huan Manuel Fangio, Alen Prost, Airton Sena, Mikael Shumaher apo Ljuis Hamilton, që kishin fituar në një fundjave të vetme, në një Çmimi të Madh të vetëm, edhe vendin e parë në prova, edhe garën, edhe xhiron më të shpejtë. Ky quhet një Grand Slem, pra kur i fiton që të gjitha ato që mund të fitohen, dhe nga kjo kuptohet se Red Bulli dhe Maks Verstapeni ishin në formë maksimale në Francë. Edhe pse u duk se Mercedesi gjatë garës ishte pak më i shpejtë, sërish këto statistika flasin se holandezi ishte “fluturues”.

“Ishte e vështirë që makina të ishte e qendrueshme, – tha ai, – strategjia jonë për fat doli me sukses, por u desh një punë shumë e madhe për këtë. Ishte një betejë me Ljuisin deri në fund të garës, dhe mendoj se kështu do të jetë deri në fund të sezonit”. Shefi i Red Bullit, Kristian Horner, tha se “na krijoi probleme era, por Maksi bëri një xhiro fenomenale kur doli për herë të parë nga ndalesa, një garë e madhe, dy skuadrat janë shumë pranë, do të jetë garë e fortë për titullin”.

Sfidanti.al