Mos vallë Norvegjia do braktisë Botërorin e Katarit për të drejtat e njeriut?!

Fjala është “në ajër” dhe një vendim pritet sot. Federata e vendit skandinav do t’i japë drejtim një çështjeje tepër të nxehtë, e cila do të krijojë gjithnjë polemika e diskutime. Norvegjia mund të bojkotojë Kupën e Botës në Katar në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërsa raportet nga mediat perëndimore janë të shumta për kushtet shumë të këqija për punëtorët emigrantë që kryejnë punimet për ndërtimin e infrastrukturës në vendin e nxehtë të Gjirit Persik. Norvegjia edhe mund të bojkotojë, siç flitet, dhe kjo do t’i ngjajë bojkotimeve që janë bërë në të kaluarën, siç ndodhi në Lojrat Olimpike të Moskës në 1980, kur një pjesë e shteteve perëndimore nuk shkuan si protestë për pushtimin e Afganistanit. Sovjetikët u përgjigjën në 1984 në Los Anxhelos, ndërsa shtetet perëndimore nuk bojkotuan SHBA-në për luftën në Vietnam apo sulmin e papërligjur ndaj Irakut në 2003.

Sfidanti.al