Olimpiada, atletëve u jepen 160 000 prezervativë, por ata … nuk mund t’i përdorin!

Edhe kjo nuk ishte parë ndonjëherë. Lajmet nga Japonia janë që organizatorët e Lojrave Olimpike planifikojnë t’u shpërndajnë atletëve pjesëmarrës plot 160 000 prezervativë, veçse duke u kujtuar se ata nuk mund t’i përdorin në Tokio, ndërsa zhvillohet Olimpiada. Në të vërtetë, kjo nuk është një shpikje e japonezëve, sepse dhurimi i tyre ka nisur që nga viti 1988 në Seul të Koresë së Jugut, ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkoi që kjo traditë të vazhdohej. Sasia prej 160 000 prezervativëve cilësohet e vogël, shumë më pak sesa në të kaluarën, dhe shërben vetëm si paralajmërim për të pasur raporte të sigurta seksuale. Sipas asaj që thonë organizatorët, atletët mund t’i përdorin kur të kthehen në shtëpitë e tyre, për të vazhduar të jenë të sigurt. Nuk dihet sesi do të garantohet që në Fshatin Olimpik nuk do të ketë përdorim të tyre!

Sfidanti.al