Gatuzo tek Totenhemi? Tifozët nuk e harrojnë kapjen për fyti në Champions

Ata që mendojnë se publiku ka memorje të shkurtër, gabojnë dhe mund ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë. Xhenaro Gatuzo nuk duket ndonjë njeri shumë i pëlqyer për të marrë drejtimin e Totenhemit, tani që edhe Paulo Fonseka vendosi të mos pranonte stolin e ofruar nga presidenti Daniel Levi. Italiani, që u largua me mëri nga Napoli, dhe që braktisi Fiorentinën në kulmin e nervave vetëm pak ditë pas nënshkrimit të kontratës, është konsideruar si kandidati numër 1 për Spërsat, por mediat angleze shkruajnë se rrjetet sociale “po ziejnë”. “Gatuzo në stol do të ishte gjëja më qesharake, – shkruan “Deili Meil”, – tifozët thonë se Xho Xhordani duhet të kthehet si zv. trajner”. Xhordani ishte ndihmësi i Harri Redknapit kur Totenhemi u ndesh me Milanin në Champions dhe Gatuzo e kapi për fyti në një sherr famëkeq në “San Siro” (në foto). Nuk dihet nëse Levi e mban mend këtë gjë apo jo.

Sfidanti.al