Bajerni e Dortmundi të lumtur që 14 000 tifozë ishin në “Alianc Arena”!

Karl-Hajnc Rumenige dhe Hans-Joakim Vacke janë dy njerëz gati për “të trokitur gotat”. Ata ishin dëshmitarë sesi 14 000 tifozë u lejuan në “Alianc Arena” të Mynihut për ndeshjen e Europianit mes Francës dhe Gjermanisë. Kjo do të thotë se po afron koha që tifozët të lejohen edhe në ndeshjen e Bundesligës, diçka që e shpreson edhe presidenti i Ligës Profesioniste të futbollit, Zajfert. “Ne kishim 16 muaj që nuk e provonim këtë atmosferë, – shprehet Rumenige, – kultura e futbollit po kthehet në stadium”. Rumenige thotë se shpejt mund të jenë 100 për qind të tifozëve në stadium, në varësi edhe të procesit të vaksinimit. Vacke, shefi ekzekutiv i Dortmundit, thotë se kthimi i tifozëve do të ndikojë edhe në buxhetet e klubeve, ndërsa Zajfert thotë se Bundesliga do të përgatisë protokollin e duhur të higjienës për të mos pasur probleme.

Sfidanti.al