Nuk është vendimi i skajshëm si ai i Hungarisë, por i afrohet. Në impiantet sportive angleze do të lejohen një numër shumë i madh spektatorësh në ndeshjet e ardhshme. Përsa i përket Kampionatit Europian, vendimi i qeverisë së kryeministrit Boris Xhonson, nën nxitjen e autoriteteve shëndetësore, është që të ketë rreth 45 000 tifozë në “Uembli” për gjysmëfinalet. Kjo do të thotë gjysma e kapacitetit dhe gati dy herë më shumë sesa ishin në stadium në ndeshjen Angli-Kroaci. Kjo, pavarësisht se ka paralajmërime se lloji indian i koronavirusit është 80 për qind më infektues sesa ai britanik, dhe mund të shkaktojë deri në 500 vdekje në ditë nëse do të hiqen masat kufizuese. Vendimi i qeverisë ka lidhje edhe me Grand Slemin e tenisit në Uimbëlldon (në foto), ku në impiant do të lejohet maksimumi i kapacitetit që do të thotë rreth 20 000 tifozë.
Sfidanti.al