Një lavdërim i madh i trajnerit të spektaklit për një tjetër njeri stoli që po jep spektakël. Arrigo Saki vlerëson Roberto Mançinin duke thënë se i pëlqen stili me të cilin arrin fitoret Italia e tij. “Mançini fiton si “dominus”, – thotë Saki, – duke dominuar. Ekipet e tij sulmojnë edhe kur janë në avantazh dhe ky është thelbi i lojës së bukur”. Mediat italiane shkruajnë se trajneri i të kaltërve ka 28 ndeshje radhazi pa humbje, duke arritur 23 fitore ndër to, ndërsa i duhen edhe 2 për të arritur rekordin e Pocos, trajnerit që doli dy herë kampion i botës në 1934 e 1938. Ai ka kaluar Valkarexhin dhe Viçinin që janë ndalur në shifrën 18, dhe Lipin që kishte 25 ndeshje radhazi pa humbje. Synimi më i afërt është që të arrihet Brazili i viteve 1970-1973 që kishte 29 ndeshje pa humbje. Ëndrra mbetet të arrihet Spanja, e pathyer për 35 ndeshje nga 2007 në 2009.
Sfidanti.al