Kryesorja është që ai është mirë, dhe që prindërit dhe gruaja e tij janë sot të lehtësuar. Kristian Eriksen ia hodhi më të keqes, ndërsa publiku në stadiumin e Kopenhagenit tregoi një solidaritet të shkëlqyer me yllin e Danimarkës. Pasi ndeshja u vendos të ndalej dhe Erikseni u dërgua në spital, dy palët e tifozëve, ata finlandezë dhe ata danezë, u morën vesh sesi do ta respektonin 29-vjeçarin. Ata nisën të brohorisnin emrin e futbollistit të Interit, dhe radha ishte e tillë, tifozët finlandezë thërrisnin të parët “Kristian” dhe më pas ata danezë iu përgjigjeshin “Eriksen”. Një solidaritet skandinav, por së pari njerëzor.
Sfidanti.al