Me gjasë ka të drejtë sepse e ka mbajtur vetë shiritin për shumë kohë dhe e di sesi duhet të sillet një njeri i tillë. Roi Kin nuk i mban shumë fjalët pas dhëmbëve, pra e thotë mendimin e tij, dhe ish-kapiteni i Mançester Junajtidit dhe Irlandës, thekson se Harri Kejn nuk bën për kapiten. Pra, Anglia ka një njeri me shirit në krah që nuk duhet ta ketë. “Ai nuk është një lider i mirë, – thotë Kin, – ai nuk qorton askënd (nga të vetët), nuk e bëri asnjëherë tek Totenhemi, ndonëse disa nga lojtarët disa herë ishin shumë dobët. Nuk është një kapiten i mirë për Anglinë”. Gjithsesi, ish-mesfushori që luajti nën drejtimin e Sër Aleks Fergusonit, pohon se Mançester Junajtidi duhet të shpenzojë 120 milionë paundë stërlina për ta marrë nga Totenhemi. “Gjithsesi, Kejn është një lojtar mahnitës, një sulmues i madh dhe unë mendoj se ia vlen të shpenzosh 120 milionë euro për ta marrë”, – tha Roi Kini. Irlandezi ka të njëjtin mendim për Pol Pogbanë, dhe e vërteta është që francezi është përmirësuar pas mbërritjes së Bruno Fernandesit, që ka më shumë rol kapiteni.
Sfidanti.al