Zhiru nuk e largon mendjen nga Milani, por për momentin mendon Francën

Rregullat janë të tilla që veprimi mund të jetë kryer më parë, por bëhet publik vetëm tani. Duket si një lloj fshehjeje, si manipulim, ndërsa ju mund të gjykoni vetë se çfarë kuptimi ka që Çelsi ta rinovojë automatikisht kontratën me Olivie Zhirunë në prill, dhe ta lajmërojë këtë gjë vetëm tani. Kështu thotë sulmuesi francez, që është në grumbullim me kombëtaren në përgatitje për Euro 2020 (1), ndërsa duket se nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

“Klauzola është aktivizuar dy muaj më parë, – thotë ai, – por, komunikimi ndodh tani për shkak të rregullave të Premier Ligës. Nuk dua të flas tani për të ardhmen, nëse do të vazhdoj tek Çelsi, apo do të shkoj te Milani. Nuk kam dyshime se Milani është klub i madh, me të mëdhenjve të Europës. Gjithsesi, tani dua që të përqëndrohem te Kampionati Europian”. Zhiru ka lëshuar edhe një batutë kur është ngacmuar për krahasimin e Benzemasë se “Olivie është një makinë kart, ndërsa unë një makinë e Formula 1”. “Do ta marr Benzemanë dhe të bëjnë një xhiro me makinë kart”, – tha Zhiruja.

Sfidanti.al