Ministria e Drejtësisë e vendit helvetik u ka ardhur në ndihmë “rebelëve” të Superligës Europiane, duke u pozicionuar kundër UEFA-s dhe FIFA-n. Siç raporton media spanjolle, “Kadena Ser”, qeveritë e futbollit europian dhe botëror kanë marrë një letër nga ministria e drejtësisë e Zvicrës, ku paralajmërohen se nuk kanë fuqi juridike për të ndëshkuar themeluesit e Superligës. Fillimisht, Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi u mbrojtën nga një gjykatë spanjolle, ndërsa tani duket se zviceranët do të bazohen pikërisht në vendimin e kësaj gjykate, dhe në interpretimin e ligjeve të Bashkimit Europian. “Veprimi juaj do të dëmtonte daljen në treg të produkteve të tjerë, që do të ishin alternativë ndaj atyre që ofron UEFA dhe FIFA, pengon formate dhe modalitete të tjera, duke kufizuar mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët”.
Sfidanti.al