A mund të jepen mijëra vjet burgim për trukim ndeshjesh?!

Historia është e vitit 2011, kur Fenerbahçe e Stambollit u akuzua për manipulim të rezultateve të ndeshjeve dhe presidenti i asaj kohe, Aziz Jildirim u dënua me burgim dhe kaloi 1 vit pas hekurave. Feneri u përjashtua nga UEFA për të marrë pjesë në kupat e Europës, por papritur në 2016, gjyqi rinisi dhe doli në dritë diçka e re. Fenerbahçe, sipas prokurorëve të tjerë, doli të ishte viktimë e një komploti të organizuar nga rrjeti i Abdulla Gylenit, që në Turqi akuzohet për organizmin e grushtit të shtetit në 2016. Paradoksalisht, prokurorët që dënuan Fenerin në 2011 thuhet se janë të lidhur me lëvizjen Gylen. Tashmë, gjyqi dënoi kreun e një medieje, Hidajet Karaxha, me 1 406 vjet burg (!!!) dhe ish-shefin e policisë Nazmi Ardiç me 2 170 vite burg (!!!), që dolën fajtorë për falsifikim dokumentesh për të dëmtuar Fenerbahçen. Presidenti i klubit stambolli sot, Ali Koç, shprehet se Feneri ka qenë viktimë e një komploti të Gylenit. Vështirë ta kuptosh se ku fillon faji i Gylenit, dhe ku nisin akuzat e shtuara në kurriz të tij, ndërsa mijëra vjet burg për trukim ndeshjesh, me gjasë vetëm në Turqi mund të jepen.

Sfidanti.al