Brazili në kaos pas vendimit për të pritur Kupën e Amerikës!

Futbollistët janë kundër dhe po ashtu edhe tifozët, me trajnerin e kombëtares, Tite, që ndoshta mund të japë dorëheqjen pa nisur turneu. Nuk është aspak e qetë situata në Brazil, pasi presidenti i vendit, Bolsonaro, dhe Federata e Futbollit pranuan të merrnin përsipër organizimin e Kupës së Amerikës këtë verë. Pakënaqësia është e madhe për shkak të situatës me Kovidin, ndërsa Brazili ka mbi 470 000 të vdekur zyrtarisht. Ekziston hipoteza se lojtarët nuk do të pranojnë të luajnë, dhe se Tite do të largohet, ndonëse trajneri deklaroi se do të flasë në një moment tjetër. Për momentin, Brazili ka qenë i përqëndruar tek eleminatoret e Kupës së Botës, ku ka 5 fitore në 5 ndeshje pas suksesit 2-0 ndaj Ekuadorit, me gola të Nejmarit me penallti dhe Risharlisonit.

Sfidanti.al