Përsa vjet luajti tek Mançester Siti, e konsideroi si shtëpinë e tij dhe u bë aty lojtari rekordmen për golat. Sergio “Kun” Aguero largohet me kujtime të shkëlqyera nga stadiumi “Etihad”, veçse edhe për një yll që konsiderohet i madh në moshë, largimet nuk janë aspak të mirëpritura dhe sulmuesi argjentinas u ndje keq. Me t’u prezantuar tek Barcelona, ai vendosi të “thumbonte” ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, duke thënë se “po vij në klubin më të madh të botës”. Këto fjalë janë thënë nga cilido lojtar që ka shkuar në “Kamp Nou”, por rasti i Agueros ka lidhje pikërisht me Guardiolën për mënyrën sesi shkuan gjërat në fund. Vëllai i argjentinasit e sulmoi trajnerin katalanas, ndërsa mediat angleze shkruan më herët se Aguero ishte hatërmbetur me Pepin që nuk i ofroi mundësinë për të luajtur edhe 1 sezon tjetër të paktën tek Siti. Ndoshta ky është një “gol” i shënuar nga Barcelona dhe presidenti Laporta, pasi vitin e kaluar katalanasit bënë “autogol” duke larguar Suarezin që u shpall tashmë kampion me Atletikon e Madridit.
Sfidanti.al