“I paoksidueshmi” Sergio Ramosi mund të jetë shpëtimi për Guardiolën!

Shpesh i thuhet se dy Ligat e Kampionëve i fitoi falë Lionel Mesit (si edhe Ksavit apo Iniestës). Pep Guardiola po kalon një periudhë ferri këto kohë, duke u paragjykuar si një trajner spektakolar, por pa shumë “shtyllë kurrizore”, ndërsa tekniku katalanas po përpiqet që Mançester Siti të ketë vërtet më shumë “kolonë vertebrale”. Lajmet janë që ai po synon fort që të sjellë në “Etihad” kapitenin e Realit të Madridit, Sergio Ramos, njërin prej futbollistëve me karakterin më të fortë të epokës sonë.

Fjala për është një kontratë 2-vjeçare me një rrogë të lartë, pasi financat nuk kanë qenë shumë problem për Sitin. Nga skuadra angleze largohet Erik Garsia për tek Barcelona, ndërsa Ajmerik Laporte po ashtu mund të ikë. Ramosi do të shtonte përvojën në Champions pasi e ka fituar 4 herë trofeun, ndonëse mosha 35-vjeçare është një “cak” i rrezikshëm. Këtë të premte do të ketë bisedime të qendërmbrojtësit me presidentin madrilen, Perez, ndërsa kontrata e kapitenit përfundon në 30 qershor.

Sfidanti.al