Mos vallë Paris SG po mendon të marrë legjendën franceze, Zidan?!

Zizuja tashmë u largua nga Reali, pikërisht nga klubi ku dëshiron të shkojë Kilian Mbape. Paris SG ndodhet në një situatë të vështirë, pavarësisht rinovimit me Nejmarin, sepse edhe Mbape, por edhe trajneri Poçetino besohet se duan që të largohen. Nuk është gjë e vogël, por nëse drejtori sportiv Leonardo arrin të “lidhë telat” me Zidanin, atëherë çdo gjë do të ishte mrekulli. Ish-kapiteni i Francës mund të kthehej në Paris, të jetonte në vendin e tij dhe të drejtonte nje skuadër të madhe, ndonëse duhet konsideruar fakti se ai mund të dëshironte të drejtonte edhe kombëtaren e Francës.

Poçetino besohet se nuk është i bindur në mënyrën sesi drejtohet klubi, ndonëse erdhi me shumë kënaqësi 5 muaj më parë. Ai mund të kthehet tek Totenhemi, ose ndoshta mund të shkojë tek Reali, ku mund të gjejë sërish Mbapenë. Në një situatë kaq kaotike të shkaktuar nga kriza financiare e pandemisë, dhe nga egoizmi i gjithkujt, që nga klubet, lojtarët, trajneët dhe agjentët kjo duket si vera më e “nxehtë” e transferimeve në historinë e futbollit.

Sfidanti.al