Solskjeri shpreson të ketë fatin e Klopit, të fitojë pas humbjes me Emerin

Në 2016, ishte Liverpuli përballë Seviljes, dhe në finalen e Ligës së Europës u ndeshën dy trajnerë shumë të mirë si Jurgen Klop dhe Unai Emeri. Fitoi ky i dyti, por më pas gjermani e forcoi Liverpulin duke marrë Championsin në 2019 dhe Premier Ligën në 2020. Këtë shpreson edhe Ole Gunar Solskjer, që gjithashtu humbi përballë Emerit, që tashmë ishte në stolin e Vijarrealit. Spanjollët triumfuan pas gjuajtjes së 22 penalltive, nga të cilat u humb vetëm njëra, ndërsa Mançester Junajtid ishte favorit për Ligën e Europës. “Tek ne ka heshtje, – tha norvegjezi, – padyshim që jemi të zhgënjyer. Ky është futbolli, ju e dini që shpesh vendoset me një gjuajtje, kjo ishte diferenca. Na takon të mësojmë prej kësaj që ndodhi. Nuk na pëlqen kjo shije që kemi tani, por duhet ta provojmë mirë, dhe të mos e harrojmë që të mos na ndodhë herë tjetër”.

Sfidanti.al