Reali i Madridit me një vlerë prej 2.909 miliardë Eurosh konfirmohet në vendin e parë në klasifikimin e 32 klubeve kryesore të futbollit evropian përsa I përket vlerës së biznesit duke lënë pas Barcelonën dhe Manchester United. Ky është përfundimi i arritur në studimin e KPMG Football Benchmark që publikoi raportin vjetor të tij ‘Football Clubs’ Valuation: The European Elite’.
Studimi merr në konsideratë 5 kritere për të përcaktuar këtë klasifikim janë përfitimet nga investimet, potenca sportive, vlera e të drejtave televizive dhe pronësia e stadiumit. Dhe Reali I Madridit pozicionohet në vendin e parë për të tretin vit radhazi, përpara Barcelonës që është në vendin e dytë duke parakaluar Manchester United që plotëson podiumin.
Në dhjetëshen e klubeve me vlerën më të lartë të biznesit është edhe Paris Saint Germaini që është pozicionuar në vendin e 8 duke lënë pas Tottenhamin, ndërsa Juventus rikthehet në këtë dhjetëshe duke marrë vendin e Arsenalit që ka humbur 6 pozicione që nga edicioni i parë i këtij raporti në vitin 2016
Pas viteve të tëra në rritje të vazhueshme, vlera e biznesit e 32 klubeve është zvogëluar me 6.1 miliardë Euro në krahasim me vitin e kaluar. Të ardhurat nha të drejtat radiotelevizive dhe nga shitjet e biletave në stadiume për ndeshjen u ndikuan shumë nga pandemia, ndërsa të ardhura komerciale patën një rritje të lehtë, kryesisht falë akordeve të nënshkruara përpara krizës shëndetësore. Nga 32 klubet e përfshira në këtë klasifikim, vetëm 7 prej tyre kanë regjistruar një bilanc pozitiv