Ylli 18-vjeçar Kamavinga ka futur në sherr gjigandët e Europës

Dëshira e tij më e madhe për momentin është të qendrojë në Francë, por jo tek Rena ku luajti deri këtë sezon. Eduardo Kamavigna, i lindur në Angolë veçse me nënshtetësi franceze, pëlqen të shkojë tek Paris SG, pasi drejtori sportiv i kryeqytetasve, Leonardo, u shpreh se “ai është e ardhmja e mesfushës”. Mesfushori 18-vjeçar, që ka luajtur për Francën U19 e Francën U21, nuk dëshiron të rinovojë kontratën. Reali i Madridit kishte vendosur bast për të, po ashtu Mançester Junajtidi vazhdon ta ndjerë dhe mund ta ketë si alternativë për Pol Pogbanë që mund të largohet.

Arsenali është gjithashtu në listën e kandidatëve, ndërsa shifrat që mund të paguhen për kartonin shkojnë nga 50 deri në 85 milionë euro për shkak të konkurrencës. Rena kërkon 100 milionë euro për Kamavignën, por fakti se kontrata e tij përfundon në 2022 ia ul mundësitë për të qenë këmbëngulëse në bisedime. Fillimisht mesfushori fitonte 625 000 euro në vit, por rroga e tij u rrit në 2 milionë euro, veçse 18-vjeçari kërkon më shumë. Në Angli, atij mund t’i japin padyshim 6 apo 7 milionë euro në sezon, madje edhe më shumë.

Sfidanti.al