Është i pari lojtar nën 21 vjeç që kalon shifrën e 40 golave në një sezon që nga koha e brazilianit. Kanë rrjedhur 24 vjet që kur “Fenomeni” Ronaldo Nazario da Lima e kaloi këtë kufi me fanelën e Barcelonës, dhe tani Erling Halandi i afrohet, të paktën duke pasur mbi 40 rrjeta. Pasi shënoi dy herë për Dortmundin në ndeshjen e fundit të Bundesligës, sulmuesi norvegjez arriti në 41 gola këtë sezon. Gjithsesi, Ronaldo mbetet vërtet “Fenomen” sepse për Barcelonën në 1996-1997 shënoi 47 gola në 49 ndeshje duke qenë gjithashtu nën 21 vjeç.
Sfidanti.al