Mançester Siti kampion i Anglisë, mrekullia e 31-të e Guardiolës!

Në Britaninë e Madhe thonë “fitoi në sofa”, pra në “divan” apo “minder”. Në të vërtetë, mbrëmja e sotme nuk ishte e Mançester Sitit, në kuptimin se nuk do të luante, por rezultati i Mançester Junajtidit i vuri një vulë të madhe një sezoni të madh. “Qytetarët” u shpallën kampionë të Anglisë pas një viti pushim, kur vjet dominoi Liverpuli, ndërsa u ndihmuan nga fitorja e Leisterit në “Old Traford”. Pep Guardiola ia ka “borxh” një gotë birrë ose verë kolegut Roxhers!

Mançester Siti ka 80 pikë ndaj 70 të Junajtidit, kur që të dyja skuadrave u mbeten nga tri ndeshje deri në fund të kampionatit. Ky ishte titulli i 7-të i “bojëqiellëve” në histori, nga të cilët 5 në Premier (2012, 2014, 2018, 2019, 2021), të siguruar me financimin e mbi 1 miliardë paundëve stërlina të investuar nga sheikët e Gjirit Persik. Si ka edhe 6 Kupa të Anglisë e 8 Kupa të Ligës (rekord), si dhe 6 Superkupa të Anglisë. Deficiti i vetëm është në Europë ku është fituar vetëm Kupa e Kupave në 1970, por shpresohet që të fitohet Championsi në 29 maj që sezoni i madh të kthehet në sezon të lavdishëm.

Pep Guardiola arriti titullin e 3-të kampion me Sitin, gati gjysmat e klubit, dhe më shumë se një të tretën e trofeve të fituar në histori (10 në 28).

Trofetë e Guardiolës

Barcelona 14 (3 La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 2 Champions, 3 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Europës, 2 Kupa të Botës për Klubet)

Bajern 7 (3 Bundesliga, 2 Kupa të Gjermanisë, 1 Superkupë të Europës, 1 Kupë të Botës për Klubet)

Mançester Siti 10 (3 Premier Liga, 1 Kupë të Anglisë, 4 Kupa të Ligës, 2 Superkupa të Anglisë).

Sfidanti.al