Projekti i ri i Realit: Ose Ramos, ose Varan, nuk ka vend për të dy!

Nuk po flasim këtë herë për sulmin, por për mbrojtjen, pasi edhe kjo ka mjaft rëndësi. Tek Reali ka një bllokim total përsa i përket aktivitetit “në dalje”, pra për lojtarët që mund të largohen, ndërsa gazeta “Marka” shkruan se projekti i presidentit Perez dhe i stafit teknik është që të mbahet vetëm njëri nga dy liderët e qendrës së mbrojtjes, Sergio Ramosi ose Rafael Varani. Njëri prej tyre do të largohet, edhe për të lehtësuar barrën financiare, edhe për t’i hapur vend të tjerëve. Ramosit i përfundon kontrata, ndërsa Varan mund të transferohet dhe të fitohet një shifër e rëndësishme prej tij, thuhet deri në 70 milionë euro. Reali do të marrë falas David Alabën nga Bajerni, ndërsa në ekip janë edhe Naço e Militao.

Sfidanti.al