Pas garës së Spanjës, Hamilton: Jam shkëlqyeshëm

Pista e Barcelonës u konfirmua si e favorshme për Mercedes dhe Leëis Hamilton që  regjistroi fitoren e pestë radhazi në Katalonjë. Ishte një fitore me përmbysje ajo për 7 herë kampionin e botës që shfrytëzoi  në mënyrën më të mirë teë mundshme strategjinë me 2 pit stope duke parakaluar në xhirot e fundit Max Verstappen.

‘Puna e madhe jep frytet e saj, nisja ishte në limite sepse kishte shumë papastërti në të djathtë dhe Red Bull startoi mirë-tha Hamilton-mendova që të bëja gomat të rezistonin për të sulmuar por më pas u desh të rikuperoja shumë pas pit stopit. Ishte dicka e bukur që të shohësh tifozë, ndihem shkëlqyeshëm pas kësaj gare. Strategjia më ndihmoi, nuk ishte ajo që parashikonim, por e dinim se mund të hynim 2 herë në pit stop’.

Zhgënjim shfaqi Max Verstappen që u rendit  dyti në një garë, ku ai mund të merrte maksimumin

‘Për disa aspekte e prisja këtë fund gare-tha Verstappen-kur vendosa gomat e mesme në makinë e kuptova se nuk mund të bëja më shumë  edhe sepse Hamilton hyri edhe një herë në pit stop. Aty kuptova që gjithcka mbaroi. Cdo xhiro ai afrohej gjithnjë e më shumë. Këtë radhë Mercedes ishte një hap para nesh. Nuk jemi ende në nivelin që duam, por jemi shumë më mirë se vitin e kaluar. Jemi përmirësuar shumë’

Sfidanti.al