Në Romë krijohet akullorja ‘Special One’ dhe Mourinho zgjedh shijet

Roma vazhdon të jetë në delir për ardhjen e Jose Mourinhos në pankinën e skuadrës verdhekuqe. Entuziazmi ishte i madh me tifozët që mbajtën maskat e trajnerit portugez dhe u arrit deri aty sa të krijohet akullore në nder të tij.

Një xhelateri artizanale në zonën Torre Angela mori përsipër këtë nismë teksa i bëri homazh Mourinhos duke i dedikuar dy shije; ‘Special One’ që bashkon freskinë e agrumeve me ëmbëlsinë e cokollatës së bardhë dhe ‘Zero Zuccheri’, kjo e fundit I=i referohet frazës së famshme të luzitanit ‘Zero Tituli’ të disa viteve më parë.

Kjo nismë është vlerësuar edhe nga vetë Mourinho që shumë shpejt bëri komentin e tij: ‘Do të më pëlqenin shijet e mangos(ngjyra e verdhë) dhe luleshtrydhes(e kuqja), a mund të realizohet?’

Sfidanti.al