Super League: Real, Juve e Barça gati t’u kërkojnë dëmshpërblim skuadrave që dolën nga projekti

Rritet tensioni mes klubeve themeluese të Super League. Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi duket se janë gati të kërkojnë dëmshpërblime milionerer klubeve që vendosën që të tërhiqen nga projekti për thyerje të akordeve të arritur me themeluesve. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Neë York Times’ sipas të cilit Florentino Perez, Andrea Agnelli dhe Joan Laporta u dërguan nga një letër kolegëve të tyre ‘dezertorë’ duke i kërcënuar me ndërmarrje të veprimeve ligjore nëse do t’i  betohen sërish për besnikëri UEFA

Në qendër të këtyre tensuioneve janë 2 mesazhe; i pari është ai i dërguar nga UEFA në drejtim të klubeve të Super League duke u kërkuar që të kthehen në binarë dhe t’i dedikohen në mënyrë konstruktive reformës së futbollit evropian; i dyti është mesazhi i klubeve që po rezistojnë Juventus, Real e Barcelona që u kanë dhënë atyre që janë tërhequr tashmë ku nënvizohet se deklaratat publike për braktisjen e projektit përbëjnë tadhmë një thyerje materiale të akordeve dhe se një akord i mundshëm me UEFA mund të shkaktojë një luftë të vërtetë ligjore

Pra klima mbetet e tendosur edhe sepse presidenti i UEFA, Ceferin ka bërë të ditur se klubet që do të pendohen do të marrin një trajtim ndryshe nga ato që do të vijojnë në rrugën e tyre. Këto të fundit rrezikojnë skualifikim 2 vjecar nga kompeticionet Evropiane edhe pse FIFA nëpërmjet presidentit Infantino ka dalë kundër ndëshkimeve tepër të ashpra.

Sfidanti.al