Paraqitja e mirë në ndeshjen kundër Manchester United dhe entuziazmi për ardhjen e Jose Mourinhos nuk rezultuan të mjaftueshme për rreth 200 tifozë ultras të Romës të cilët në qendrën sportive të skuadrës verdhekuqe Trigoria, shpalosën një parrullë duke ftuar skuadrën që të japin maksimumin në ndeshjet e mbetura deri në fundin e sezonit.
‘Ne, pavarësisht gjithckaje, përjetë romanistë. Ju jeni me kontratë dhe kalimtarë. Mos e harroni kurrë-lexohet në parrullën e tifozëve verdhekuq.
Fjalë këto shumë të qarta, për ata që në mendjen e tyre kanë shkuar me pushime. Dzeko dhe Pellegrini dolën për të folur me tifozët. Përballja ishte e qetë dhe nuk u desh ndërhyrja e policisë që gjithsesi ishte përpara kangjellave të qendrës stërvitore të Trigorias.
Sfidanti.al