Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në avionin e tyre privat që e zbulojnë në rrjetin Instagram. ‘Momente të këndshme’ shkruan ylli i Juventusit, po ku shkoi cifti më i përfolur në kronikat rozë? Udhëtimi i fundit i Ronaldos dhe Georginës ndodhi të mërkurën dhe destinacioni ishte Lugano, kur Ronaldo sipas asaj që u publikua në median lokale, xhiroi një spot publicitar.
Dhe gjithcka ndodhi duke respektuar normat duke përfituar nga një klauzolë në rregullin për izolimin në shtëpi prej 5 ditësh për ata që udhëtuan për arsye pune për jo më shumë se 120 orë. Një situatë ndryshe nga ajo e futbollistëve të Monzas që shkuan në Zvicër për motive të ashtuquajtura turistike. Kështu Ronaldo që të enjten u stërvit në Continassa me pjesën tjetër të skuadrës së Juventusit për supersfidën e së dielës me Milanin
Sfidanti.al