Në Dortmund dhe në Paris, fitoi famën e një njeriu që nuk mund të ishte kurrë iqetë dhe istabilizuar, por që ndryshonte skemat thuajse në çdo ndeshje. Tomas Tuheli vlerësohej si një gjeni taktik gjithnjë në kërkim të përsosmërisë, veçse tek Çelsi ka qenë ndryshe. Ndoshta, gjermani ka kuptuar se nuk kishte kohë për të punuar gjatë në stërvitje që lojtarët të kuptonin variantet e tij, ndaj edhe u përqëndrua tek një skemë, për ta pasur sa më të mirë, dhe për të qenë sa më ifortë në mbrojtje. Kjo isolli sukses. Ai mori një ekip në rënie të lirë, ndërsa u shkarkua Frenk Lampardi, ndërsa tani është mjaft fort në zonën Champions në Premier, është në finalen e Championsit dhe mundi Mançester Sitin duke arritur finalen e Kupës së Anglisë!
Tuhel ka 24 ndeshje në drejtim, dhe ka arritur 16 fitore, 6 barazime e vetëm 2 humbje. Golat janë shumë mirë, 32-10, dhe 18 ndeshje nuk ka pësuar gol, përqindja e fitoreve është 66.67 për qind. Jo më kot mediat angleze shkruajnë se ai është njeriu iduhur në “një biznes ku vlen rezultati”, ndonëse Çelsi nuk ka luajtur aspak keq. Dy humbjet janë, njëra me Porton 0-1 në Champions dhe njëra 2-5 në shtëpi me Uest Bromin në Premier Ligë, tepër e habitshme, madje në një ndeshje të vetme ka pësuar gjysmën e golave, aq sa ka pësuar në 23.
Sfidanti.al