Roma, në Testaccio shfaqet një murales i Mourinhos me motor Vespa

Dy ditë pas lajmërimit zyrtar, në Romë nuk shuhet entuziazmi për ardhjen në pankinën e verdhekuqve të Jose Mourinhos. Kështu në kryeqytetin italian nuk flitet për gjë tjetër dhe tifozët mezi po presin që të shohin në veprim në pankinën e Romës trajnerin portugez.

Ndërkaq në lagjen e Testaccios, një zonë e gjitha romaniste, u shfaq një murales i realizuar nga Harry Gleb ku shfaqet Mourinho me një shall me ngjyrat verdhekuqe teksa drejton një motor Vespa 50 me diciturën ‘Specialone’. Vetë Mourinho ‘Special One’ shtypi butonin ‘Like’ në foton e postuar në Instagram që tregon se luzitani mbeti i befasuar nga artisti

Sfidanti.al