Sa herë që u vë gjobë ose i dënon ekipet ose individët Komisioni i Disiplinës, media nxjerr nga magazina e saj një titull parafabrikat,( ku duket sikur viktima mburr “xhelatin”): Disiplina me dorë të hekurt! Por, ama, sa herë që në skenë e dënimit u del para ekipi i Laçit, Disiplina shndërrohet në një tufë delesh të kapura në panik, aq sa duken sikur presin ato dënimin dhe jo ekipi apo klubi fajtor…
Një shishe me ujë të “bekuar” , me sytë e Komisionit, ra fort mbi kokën e një trajneri, që nuk guxoi dot as të qante e as të tregonte dhimbjen që e uli në gjunjë.. mu sipër fushës. Dhe ajo që ndodhi me “kokën e Boxhiqit” , tamam në fushën e Laçit, ndihmësit të trajnerit Daja të Partizanit , e vërteton edhe një herë se kjo buthecja FSHF po argetohet me kokat e pa zot, siç luajnë futbollistët me topin. I kemi faktet para syve: Po të goditen kokat e zyrtarëve, tundet dheu., kur e pësojnë kokat e tjera, tundin ..hallatet.
Ja kjo koka e Ilir Buxhiqit në “tenderin e dhunës” se Komisionit mori çmimin 100 mijë lekë për klubin e Laçit. Madje thuhet se edhe këto mund t’i paguaj vetë FSHF-ja, meqë ndjehet si e zënë në faj për shinjestrën e gabuar, ngaqë shishja ishte nisur për të goditur trajnerin Daja, por per gabim njerëzor goditi ndihmësin e tij! Dhe jo vetëm atë, po sikur na ka goditur të gjithëve në kokë , sepse askush nuk mban mend se kjo koka e Boxhiqit është e lirë dhe e goditshme kur punon tek Partizani , por është edhe kokë zyrtare pasi ka vite si trajner portieresh në ekipet Kombëtare !
Sfidanti.al