Mos vallë Solskjer e ka bindur Kavanin të qendrojë në “Old Traford”?

Mediat angleze patën shumë hamendësime të tilla sidomos pas ndeshjes së shkëlqyer ndaj Romës. Me dy gola dhe me 3 asistë, sulmuesi uruguajan ishte në kulmin e forcave të tij pavarësisht moshës 34-vjeçare dhe lajmeve se dëshira është që të shkojë në Amerikën e Jugut. Gazetat britanike shkruajnë se trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunars Solskjer, ka biseduar disa herë me Edinson Kavanin për ta bindur se është më mirë të mos ikë nga “Old Trafordi”. Kavani ka dhënë të kuptojë se ka mall për familjen dhe se dëshiron të luajë tek Boka Juniors në Buenos Aires, që është pranë me Uruguajin. Po ashtu, thuhet se ai është mërzitur pas dënimit që mori për përdorimin e fjalës “negrito” në rrjetet sociale. Tani, ndoshta gjithçka po ndryshon dhe “makineria e golave” mund të mbetet tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al