Mund ta quajmë një nga 3, 4 apo 5 lojtarët më të mirë të botës, dhe padyshim që e meriton. Nejmar është një kënaqësi për ta parë kur luan futboll (me përjashtim të rasteve kur e tepron me individualizmin apo kur bërtet sapo preket), veçse këto kohë nuk po i ecën aspak. Braziliani 28-vjeçar ka 6 ndeshje radhazi që nuk shënon në raundet me eleminim direkt në Champions. Hera e fundit që ia doli ishte në turin e dytë të sezonit të kaluar ndaj Paris SG. Më pas, nuk e bëri dot ndaj Atalantës, Lajpcigut e Bajernit, dhe as tani kundër Barcelonës, Bajernit dhe në sfidën e parë ndaj Mançester Sitit. Ndoshta i ka ruajtur golat për në “Etihad” ndonëse duhet thënë se ekipin e ka ndihmuar me asiste.
Sfidanti.al